Home / MAQEDONI / ANGJUSHEV: Për dy muaj tetë investime të reja në ZTZHI, vlera 75 milionë euro

ANGJUSHEV: Për dy muaj tetë investime të reja në ZTZHI, vlera 75 milionë euro

Loading...

Në dy muajt e fundit pas prezantimit të Programit të Qeverisë për rritje ekonomike ka tetë investime të reja në ZTZHI në vlerë të përgjithshme prej 73,5 milionë euro që do të hapin 1.570 vende të reja pune, informoi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

“Për dy muaj me zero para të shpenzuara kemi tetë investime të reja me mbi 75 milionë euro dhe më shumë se 1.500 të punësuar, ndërsa për shtatë vite me 225 225 milionë euro të shpenzuara kishte vetëm 23 investime. Ende nuk e kemi filluar Programin, e tashmë janë nënshkruar tetë marrëveshje të reja, ndërsa në çdo kohë do të ketë edhe 30 marrëveshje të reja për investime të huaja”, tha Angjushev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri dhe paralajmëroi se ka interesim edhe tek kompanitë vendore për investim.

Siç tha, gjashtë nga kompanitë e huaja të cilat tashmë janë të pranishme në vend kanë paraqitur dyfishim të kapaciteteve të tyre rreth njohjes së mundësive që i ofron Programi për rritje ekonomike.

Ai theksoi se infrastruktura në pothuajse të gjitha ZZHTI nuk është e përfunduar dhe shtoi se Qeveria në Buxhet ka parashikuar mjete për finishimin e saj.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se prej sot në Regjistrin e vetëm nacional elektronik (RVNE) është vendosur ligji për mbështetje financiare të investimeve, ndërsa zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se pret deri në fund të marsit që ai të aprovohet, pas së cilës do të zyrtarizohet Programi për rritje ekonomike.

Simulimet që i kanë bërë kur e kanë sjellë Programin kanë treguar se për këtë vit janë mjaftueshëm 50 milionë euro që janë ndarë nga Buxheti për vitin 2018 për mbështetje të kompanive konform Planit për rritje ekonomike, ndërsa nëse ka nevojë, siç theksoi, do të bëhet edhe ribalanc.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com