Home / KRONIKA E ZEZË / Biznesmeni i qëlluar me plumb në kokë ishte në borxhe, arrestohet një i dyshuar

Biznesmeni i qëlluar me plumb në kokë ishte në borxhe, arrestohet një i dyshuar

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me biznesmenin e ekzekutuar dje në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Memli (Afrim) Begalla, i cili rezulton se kishte borxhe të mëdha.

Loading...

Ai u qëllua me plumb në kokë me armë zjarri me silenciator në distancë të afërt, teksa po hipte në makinën e tij në parkingun e një pallati në rrugën “Nikolla Tupe”.

Dyshimet e para të hetuesve janë përqendruar te borxhet që kishte viktima. 64-vjeçari i cili ishte administrator i kompanisë “LAB”, një agjencie turistike dhe dy dyqaneve të gomave, njëri në Yzberisht dhe tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, kishte borxhe në shuma të mëdha parash tek disa persona.

Mësohet se ndaj tij në Gjykatën e Apelit ishte bërë një padi penale, për shkak të borxheve të pashlyera. Tre vjet më parë Begallës i kishin djegur edhe një makinë “Land Rover”.

Policia ka shoqëruar një person si të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /Shekulli/

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com