Home / MAQEDONI / Çfarë po ndodh me rastin e Almir Aliut?

Çfarë po ndodh me rastin e Almir Aliut?

Loading...

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore për rastin e Almirit, refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse, gjegjësisht të avokatëve të familjes Aliu, për tërheqjen e prokuores Suzana Kusigerska, raporton Televizioni SHENJA. Kujtojmë që seancën e kaluar, ata kërkuan tërheqjen e kësaj prokurore për shkak të siç u shptehën ata qasjes së një anshme dhe selektive në gjithë procesin gjyqësor.

Po ashtu, meqenëse gjykimi ka nisur nga fillimi, avokati Asmir Alispahiq prezantoi një listë dëshmish. Ndër to kërkoi që në gjykatë të prononcohet edhe njëherë Bojan Iliq dhe Tanja Dimvokovska, vëllai dhe e dashura e Boban Iliqit. Edhe njëherë Alispahiç kërkoi që të dëgjohen edhe dëshmitarët okularë Llokman Kadrija, Fuad Ibishi dhe Mehmet Jahja, kerkesë kjo e cila u refuzua gjatë gjykimit paraprak nga gjykatësja Maja Denkovska. /SHENJA/

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com