Home / LIFESTYLE / Çka të shmangni e çka të hani nëse dëshironi ta kufizoni sheqerin

Çka të shmangni e çka të hani nëse dëshironi ta kufizoni sheqerin

Sidoqoftë, kufizimi i sasisë së sheqerit që e konsumoni është lëvizje mjaft e mençur: Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon t’i konsumoni 25g sheqer në ditë (rreth gjashtë lugë gjelle) – por shumica e njerëzve konsumojnë dyfishin ose trefishin e kësaj sasie, transmeton Telegrafi.

Loading...

Ngrënia e sasive të vogla të sheqerit ka efekte të menjëhershme shëndetësore, ndonëse ekzistojnë mënyra të duhura dhe të gabuara të konsumimit të sheqerit.

ÇFARË TË HANI MË PAK

Zëvendësimi i pijeve të ndryshme freskuese apo energjike me ato ‘dietike’ mund t ‘ju duket hap i duhur, por është i gabuar.

Pijet dietike përmbajnë ëmbëltues artificialë dhe nuk janë zgjidhje e mirë afatgjate.

Ndër tjerash, shkencëtarët thonë se ëmbëltuesit artificialë mund ta rrisin apetitin dhe vetëm sa jua shtojnë peshën.

Gjithashtu duhet të keni kujdes edhe në salcat e ndryshme që gjenden në shishe, në përbërësit e ndryshëm të sallatës, etj.

ÇFARË TË HANI

Kjo ndoshta veç dihet: hani pemë!

Pemët e ndryshme janë të mbushura me sheqer natyral, me vitamina e minerale, si dhe me fibra. Që të gjitha këto janë të domosdoshme për shëndet të mirë.

Si pemët, edhe qumështi dhe produktet tjera të bulmetit duhet të mbesin në dietën tuaj nëse veç dëshironi ta kufizoni sheqerin; qumështi është burim i shumë vlerave ushqyese (si kalciumi).

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com