Home / MAQEDONI / Ekskluzive: Mësohet data se kur do të fillojnë arrestimet e para!

Ekskluzive: Mësohet data se kur do të fillojnë arrestimet e para!

Loading...

Gjykata Speciale shumë shpejt do të fillojë punën dhe tashmë data se kur do të nisin arrestimet e para është bërë e ditur, raporton Gazeta Blic.

Burime ndërkombëtare për “Gazeta Blic”, bëjnë të ditur se në Prishtinë presin që arrestimet e para të ndodhin në muajin shkurt, saktësisht pas datës 17 shkurt kur edhe përfundon festa e përvjetori të dhjetë të pavarësisë.

Në anën tjetër Gjykata Speciale ka sjell debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015 mes PDK-LDK që ishin në një koalicion qeverisës dhe opozitës VV, AAK dhe Nisma-s.

Nga opozita kërkohej që assesi të mos votoheshin ndryshimet kushtetuese, që do t’i hapnin rrugën Gjykatës Speciale.

Më i zëshmi në mbrojtje dhe në themelimin e Gjykatës ishte Hashim Thaçi atë kohë zëvendës kryeministër dhe ministër i jashtëm.

Thaçi insistonte që kjo ishte për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe heqjen e njollës të asaj që ai e cilësonte si luftë e drejt dhe për liri.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që në atë kohë kishte postin e kryeministrit kishte përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.Në këto kushte ishte votuar pro ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Speciales.

Në fund të vitit të kaluar, Hashim Thaçi tash në postin e presidentit kishte nisur një fushatë kundër themelimit të kësaj gjykate, ku edhe ishte shprehur se përkrahje që ai kishte dhënë asaj në fillim ishte për shkak të premtimeve të Bashkësisë Ndërkombëtare e cila sipas tij kishte premtuar heqjen e vizave dhe përfitime të tjera për Kosovën.

Në këto rrethana në orët e vona të mbrëmjes së 22 dhjetorit Kuvendi i Kosovës kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme me qëllimin e rrëzimit të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Blic.

Para disa ditësh 43 deputetë kishin mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme ku do të shfuqizohej kjo gjykatë. Thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme i kishte paraprirë një peticion i nisur nga shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Megjithatë, më 23 dhjetor kishte dështuar mbajtja e kësaj seance, për faktin që VV dhe LDK e bojkotuan mbledhjen e Kryesisë, duke pamundësuar kuorumin, dhe kësisoj thirrjen e seancës.

Insistimi për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale nga ana e liderëve tashmë ka cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare.Ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie ka theksuar se ky veprim i liderëve të vendit është thikë pas shpine ndaj SHBA-ve.

Edhe me i ashpër ishte ambasadori britanik, O’Conell, i cili veprimin e liderëve të vendit për shfuqizimin e Speciales e ka quajtur si natën më të rëndë për Kosovën që nga lufta.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat kanë bërë thirrje që pala kosovare të tërhiqet përfundimisht nga ideja e shfuqizimit të Dhomave të Specializuara, raporton Gazeta Blic.

Kryeparlamentari Kadri Veseli është zmbrapsur nga bashkë-iniciativa me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka mirëpritur deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Speciale.Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme është akoma në fuqi.

Ndryshe, Specialja për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.

/Gazeta Blic/

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com