Home / SHËNDETËSI / Ekspertët ngrenë alarmin: Gripi australian, më i rrezikshëm se gripi i derrit

Ekspertët ngrenë alarmin: Gripi australian, më i rrezikshëm se gripi i derrit

Loading...

“Gripi australian” është më i rrezikshëm se “gripi i derrit” që mori jetën e rreth 300 mijë njerëzve në mbarë botën në vitin 2009, paralajmërojnë ekspertët.

Peter Horby, profesor i sëmundjeve infektuese dhe shëndetit global tek Universiteti i Oksfordit, thotë se virusi H3N2, një lloj agresiv i “gripit australian” duket se është më i rrezikshëm se ai H1N1 që u përhap në vitin 2009 dhe u quajt ndryshe “gripi i derrit”.

Këtë vit, rastet e prekura me “gripin australian” janë gati trefish më të larta se zakonisht.

Disa ekspertë madje i frikësohen faktit se virusi H3N2 mund të jetë po aq vdekjeprurës sa epidemia gripale e vitit 1968 në Hong Kong, ku gjetën vdekjen 1 milion njerëz.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com