Home / MAQEDONI / Hashim Thaçi e krahason Gjykatën Speciale me Holokaustin

Hashim Thaçi e krahason Gjykatën Speciale me Holokaustin


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për Gjykatën Speciale, ai e ka krahasuar atë me Holokaustin.
Sipas tij, gjykimi i kosovarëve është sikur të gjykoheshin hebrenjtë për krimet që nazistët ua kanë bërë atyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, Thaçi harron ta përmend se është vet ai që e ka themeluar Tribunalin. ​

Loading...

Në një intervistë për “Associated Press”, Thaçi ka thënë se kjo Gjykatë Speciale me juridiksionin për gjykimin e të dyshuarve kosovarë për krime lufte ndaj serbëve, është një padrejtësi historike për Kosovën, duke shtuar se Qeveria e e Kosovës e ka pranuar atë me gjysmë zemre dhe me çmimin për lirinë dhe pavarësinë politike të saj.

“Pyetja dhe krijimi i një Gjykate për krime lufte të kryera kinse nga kosovarët, është njësoj si të kërkosh një Gjykatë për hebrenjtë e persekutuar gjatë kohës së nazizmit”, deklaroi Thaçi.

“Kosova ka zhvilluar një luftë mbrojtëse për ekzistencën e vendit dhe nuk e ka sulmuar askënd” shtoi Thaçi në këtë intervistë.

Në këtë pjesë të kësaj interviste të Thaçit e botuar në “Washington Post” përmendet edhe lufta e Kosovës për pavarësi, si dhe intervenimi i NATO-s më 1999, që i dha fund agresionit serb në Kosovë.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com