Home / SPORT / Lojërat Olimpike Dimërore: Dominim i holandezëve në patinazh të shpejtë

Lojërat Olimpike Dimërore: Dominim i holandezëve në patinazh të shpejtë

Me fitoren e Kjeld Nuis në garën e 1.500 metrave, ka vazhduar dominimi i Holandës në patinazh të shpejtë në Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) në Pyeongchang të Koresë së Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Nuis ishte fenomenal që nga fillimi kurse në fund të garës me kohën 1:44,01 la prapa bashkëkombasin e tij Patrick Roest për 85 të qindëtat. Arsye për festim kishin edhe tifozët vendas meqë vendi i tretë i takoi Min Seok Kim nga Koreja e Jugut me kohën 1:44,93.

Ky ishte triumfi i katërt i garuesve holandezë në po aq disiplina të mbajtura në patinazh të shpejtë në të dyja konkurrencat në LOD. Me një total prej 8 nga 12 medaljet Holanda vazhdon me paraqitjet e saj të mrekullueshme në patinazh të shpejtë, me shpresën për të tejkaluar rezultat nga Soçi katër vjet më parë, kur garuesit holandezë fituan 23 nga 36 medaljet.

Vlen të përmendet se në garën e 1.500 metrave në Pyeongchang nuk ka marrë pjesë një nga favoritët kryesor Denis Yuskov, të cilit iu ndalua pjesëmarrja në Olimpiadë për shkak të skandalit të dopingut me sportistët rusë.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com