Home / BOTA / Numri i refugjatëve sirianë në Turqi mbi 3.5 milionë

Numri i refugjatëve sirianë në Turqi mbi 3.5 milionë

Numri i refugjatëve sirianë që janë strehuar në Turqi nga fillimi i një prej krizave më të mëdha humanitare në këtë vend në vitin 2011 ka arritur në 3 milionë e 506 mijë e 532, raporton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Që nga fillimi i luftës civile në Siri, mbi 500 mijë njerëz kanë humbur jetën, kurse mbi 5 milionë janë detyruar ta braktisin vendin. Krahas kësaj, 7 milionë sirianë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në rajone të tjera brenda territorit sirian.

Mijëra refugjatë humbën jetën në Detin Mesdhe dhe Egje teksa përpiqeshin të kalonin kufijtë. Vdekja e refugjatëve në rrugën për të kaluar në Evropë u vërejt vetëm pasi foshnja Ajlan u shfaq i vdekur në brigjet e detit.

Teksa vazhdonte kriza në Siri, Turqia ka hapur dyert për miliona sirianë që ikën nga lufta, duke parandaluar vdekjen e tyre nga bombat dhe armët kimike.

Turqia u ofroi jetë të re refugjatëve sirianë nën koordinimin e Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).

Turqia ofron shërbime sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) për mbylljen e plagëve të refugjatëve dhe mbijetesën e tyre.

Sipas të dhënave që AA ka përpiluar nga AFAD, numri i refugjatëve sirianë në Turqi është 3 milionë e 506 mijë e 532.

227 mijë e 894 sirianë dhe 6.448 irakianë ndodhen në qendrat e përkohshme në Hatay, Gaziantep, Şanlıurfa, Kilis, Mardin, Kahramanmaraş, Osmaniye, Adıyaman, Adana dhe Malatya, ndërsa 3 milionë e 272 mijë e 150 refugjatë të tjerë vazhdojnë jetën pothuajse në çdo qytet të Turqisë, me në krye provincat kufitare.

Në krye të shërbimeve që Turqia ofron për refugjatët sirianë radhiten strehimi, arsimi, shëndetësia dhe siguria. Gjithashtu, në qendra plotësohet edhe nevoja e kryerjes së riteve fetare dhe komunikimit si dhe kurse profesionale dhe fushata sensibilizuese për martesat në moshë të hershme.

Si rezultat i hapave të hedhura në bashkëpunim me Ministrinë turke të Arsimit, 612 mijë e 603 fëmijë sirianë kanë përfituar nga shërbimet arsimore, përfshirë nxënësit nga çerdhet e deri në shkollë të mesme të cilët janë marrë nga rruga dhe janë sistemuar në shkolla.

Sipas të dhënave për shërbimet shëndetësore në Turqi, deri më tani janë ofruar 31 milionë e 449 mijë e 800 shërbime në poliklinika.

Turqia e vetme strehon më shumë se gjysmën e refugjatëve sirianë në botë, fakt i cili është pranuar edhe nga organizatat ndërkombëtare. UNHCR-ja ka theksuar se Turqia “është vendi që ka strehuar më së shumti refugjatë në botë”, ndërsa UNICEF-i është shprehur se ky vend “është vendi që ka strehuar më së shumti fëmijë refugjatë në botë”.

Brenda shtatë vitesh, Turqia ka shpenzuar 30 miliardë e 285 milionë e 573 mijë dollarë për shërbime në fusha të ndryshme për refugjatët sirianë.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com