Home / SPORT / Para ndeshjes me PSG, Ronaldo kërkon përkrahjen e tifozëve përmes videos

Para ndeshjes me PSG, Ronaldo kërkon përkrahjen e tifozëve përmes videos

Loading...

Cristiano Ronaldo iu bëri thirrje tifozëve të Real Madrid, t’i japin përkrahje të pakushtëzuar skuadrës në ndeshjen e sotme kundër Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në Ligë të Kampionëve.

Ambiciet e Real Madridit për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve për herë të tretë më radhë, përballen me një sfidë të madhe kundër liderit të Ligë 1, PSG-së.

Reali do të jetë nikoqir i PSG-së në kuadër të ndeshjes së parë sonte me fillim nga ora 20:45.

Mesazhi i Ronaldos për tifozët para kësaj ndeshjeje: “Të mërkurën [sot] kemi një ndeshje shumë, shumë me rëndësi kundër një ekipi të madh. Ajo çka unë dhe bashkëlojtarët e mi kërkojmë është përkrahje e pakushtëzuar si gjithmonë dhe së bashku do të jemi më të fortë”.

https://twitter.com/i/web/status/963478316488495110

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com