Home / KRONIKA E ZEZË / Për Shën Valentin kris dajaku në Maqedoni

Për Shën Valentin kris dajaku në Maqedoni

Loading...

Dita e të dashuruarve , Shën Valentini është festë kur burrat do të duhet që ti kushtojnë vëmendje të vecantë bashkëshorteve të tyre. Por kjo ditë diku kaloi edhe me sulme ndaj grave, përcjell Aktuale.mk.

Në tre incidente në Maqedoni, tre gra janë lënduar, njëra është vrarë, gjithashtu është vrarë edhe njëri nga burrat.

Më e keqja ndodhi në Kocani, ku gruaja 44 vjece u ther me thikë, dhe më pas ndërroi jetë. Në këtë incident është lënduar edhe vajza 22 vjece e cila ka tentuar ta mbrojë të ëmën. Dhunesi më pas është ngjitur në cati dhe kur ka parë policinë është hedhur dhe ka vetëvrarë veten.

Në Delcevë burri 47 vjecar ka sulmuar gruan e tij dhjetë vjet më të re duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidenti i tretë ka ndodhur në Gostivar ku burri 23 vjecar e sulmuar partneren e tij 38 vjecare duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës dhe trupit. Ajo është dërguar në spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com