Home / RAJONI / Presidenti Thaçi: Gjermania një partner strategjik i Kosovës

Presidenti Thaçi: Gjermania një partner strategjik i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Gjatë takimit me ministrin Gabriel i cili ishte i mbyllur për media, Presidenti Thaçi e ka falënderuar kryediplomatin gjerman për mbështetjen që populli dhe shteti gjerman i kanë dhënë popullit të Kosovës në të gjitha periudhat, thuhen në një njofim nga Presidenca e Kosovës.

“Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Berlinit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Thaçi poashu ka theksuar se Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe do të vazhdojë t’u qëndrojë para obligimeve ndërkombëtare që ka marrë.

Nga ana e tij, ministri Gabriel, është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Kosovë, në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë duke siguruar presidentin Thaçi se Gjermania do të jetë një partner i fuqishëm në vazhdimin e konsolidimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, në zhvillimin ekonomik dhe në perspektivën evropiane të Kosovës.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel dje është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com