Home / SPORT / Real Madridi dhe PSG-ja, të gatshëm për betejë

Real Madridi dhe PSG-ja, të gatshëm për betejë

Loading...

Real Madridi do të jetë sonte nikoqir i Paris Saint-Germainit në atë që pritet të jetë ndeshje vendimtare për “Los Blancos”, të cilët e dinë se Liga e Kampionëve është titulli i vetëm të cilin mund ta fitojnë këtë sezon.

Dani Carvajal është i suspenduar për këtë ndeshje dhe Zinedine Zidanit do t’i duhet t’i besojë Nachos në krahun e djathtë të mbrojtjes, raporton Express.

Zidane e ka në dispozicion pjesën tjetër të skuadrës, me BBC-në, Benzema, Bale dhe Ronaldo që pritet të nisin lojën nga fillimi.

Ndërkohë, PSG ka udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll me mbrojtësin e majtë Kurzawa në dyshim dhe me Thiago Mottan në gjendje jo të mirë fizike.

Ndeshja do të luhet sonte nga ora 20:45 në “Santiago Bernabeu”.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Real Madrid: Navas; Nacho, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modrić; Bale, Ronaldo, Benzema

PSG: Areola: Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Berchiche; Verratti, Diarra, Rabiot; Mbappé, Cavani, Neymar.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com