Home / SPORT / Reali i fortë për PSZH-në (VIDEO)

Reali i fortë për PSZH-në (VIDEO)

Reali i Madridit ka bërë një hap para drejt kualifikimit në fazën e rradhës të Çampionsit, pasi sonte mundi 3:1 PSZH-në në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve Europian të futbollit. Të parët në avantazh erdhën francezët me golin e Rabiot në minutën e 33-të, ndërsa në të 45-tën Ronaldo nga pika e bardhë barazon shifrat në 1:1.

Loading...

Pjesa e dytë rezultoi të jetë edhe më interesante, teksa të dyja skuadrat kërkonin me çdo kusht golin e epërsisë. Në fund kur dukej se barazimi ishte rezultati më i drejtë, në skenë shfaqen Ronaldo dhe Marselo të cilët i japin goditje të rëndë PSHZ-së duke çuar shifrat në 3:1.

Në anën tjetër Ronaldo bëhet lojtari i parë në histori të Çampionsit që ka shënuar +100 gola për një skuadër.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Liverpuli deklasoi Porton në transfertë me shifrat 0:5, në një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në fund nga miqtë. Për anglezët Mane shënoi 3 gola, ndërsa Firmino dhe Salah realizuan nga një gol.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com