Home / LAJME / Renditja e re e FIFA-së, ja pozita e Kosovës dhe Shqipërisë

Renditja e re e FIFA-së, ja pozita e Kosovës dhe Shqipërisë

Loading...

Kombëtarja Shqiptare ka fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit sikurse të gjitha përfaqësueset europiane. Kuqezinjtë ka përfituar nga rënia e Algjerisë në vendin e 60-të, duke u ngjitur në të 59-in.

Edhe Kosova, sikurse Shqipëria ka fituar një pozicion. Një muaj më parë “dardanët” klasifikoheshin të 178-ët, por rrëshqitja me 7 vende e Belizes, i ka dhënë mundësinë Kosovës të përmirësojë minimalisht renditjen e saj.

Nuk ka asnjë ndryshim në 10 vendet e parë. Vazhdon të mbajë kryesimin Gjermanina, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com