Home / RAJONI / Rruga Shkup-Bllacë do të nisë vitin e ardhshëm (Video)

Rruga Shkup-Bllacë do të nisë vitin e ardhshëm (Video)

Në seancën djeshme të Qeverisë është vendosur që autostrada Shkup-Bllacë të fillojë të ndërtohet në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Këtë e kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tregoi edhe arsyet se pse deri më tani ky projekt është zvarritur.

Loading...

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Është mungesë e projektimit të aksit rrugorë. Kanë filluar projektimin dhe gjatë fillimit të vitit të ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i asaj autostrade…Në seancën e djeshme të Qeverisë, ne kemi caktuar afate kohore deri kur duhet autostrada Shkup-Bllacë të kryhet, për shkak se ajo është me një rëndësi të veçantë për komunitetin e biznesit të RM-së, por gjithashtu edhe për lidhjen me Kosovën”.

Në anën tjetër, ministri për Inovacione dhe Sipërmarrësi i Republikës së Kosovës, Besim Beqaj, qartësoi se shteti i tyre është duke bërë përpjekje dhe investime të jashtëzakonshme për ndërtimin e këtij aksi rrugor, ndaj dhe të njejtën e presin edhe nga Republika e Maqedonisë, në mënyrë që ky projekt të përfundojë në një periudhë sa më të shkurtër kohore.

BESIM BEQAJ, MINISTËR PËR INOVACIONE DHE SIPËRMARRËSI

“Atë që e tha ministri sa i përket rrugës, dua të jem shumë i qartë. Kosova është duke bërë një investim jashtëzakonisht të madh dhe kjo do t’i ndihmontë shumë Maqedoninë. Besoj që Maqedonia do të ketë qartësi edhe poitike edhe ekonomike që këtë rrugë ta përfundoj sa më shpejtë sepse riorientimi ekonomik prej momentit kur rruga ka shkuar në tjera orientime ka pasur edhe efekte negative në këmbimet tona tregtare”.

Këto biseda u bënë në takimin në mes ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrit për Inovacione dhe Sipërmarrësi i Republikës së Kosovës Besim Beqaj, në të cilin u diskutuan temat ekonomike në interes të bizneseve dhe rritjes së shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Emine Ismaili /SHENJA/

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com