Home / BOTA / SHBA pretendon se forca kufitare e PYD/PKK-së do të kontrollojë “kufirin Irak-Siri”

SHBA pretendon se forca kufitare e PYD/PKK-së do të kontrollojë “kufirin Irak-Siri”

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) mbetet në qëndrimin se kufiri mes Irakut dhe Sirisë do të jetë fokusi kryesor në forcën e mbrojtjes kufitare, e cila do të krijohet në veri të Sirisë nën udhëheqjen e FDS-së nënkontraktorit të PYD/PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Zëdhënësi i Pentagonit majori Adrian Rankine Galloway ka dhënë një deklaratë për AA në lidhje me çështjen pas lajmit të AA-së se në propozim buxhetin financiar të mbrojtjes për vitin 2019 është kërkuar një fond prej 250 milionë dollarë për “nevojat e sigurisë kufitare të operacioneve kundër DEASH-it”.

“Departamenti i Mbrojtjes në buxhetin financiar për vitin 2019 kërkon sigurimin e 300 milionë dollarëve për të mundësuar trajnimin, pajisjen dhe mbijetesën e ‘opozitës siriane të skanuar’ në luftën kundër DEASH-it”, tha Galloway.

SHBA-ja krahas disa grupeve të vogla që ndodhen në rajonin el Tanif në jug të Sirisë, ajo cilëson si “Opozitë siriane të skanuar” edhe PYD/PKK-në e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (FDS).

Duke mos dhënë detaje për shpenzimet e 300 milionë dollarëve në fjalë majori Galloway ka pranuar se Pentagoni gjithashtu ka ndarë edhe një fond prej 250 milionë dollarë për “sigurinë e kufirit” në Siri.

Pasi ka bërë të ditur se në këtë kontekst SHBA-ja trajnon “Forcat lokale të sigurisë”, Galloway tha se “Nevoja më e madhe e sigurisë kufitare është në kufirin Irak-Siri ku pjesëtarët e DEASH-it mund të kalonin më parë lirisht”.

“SHBA do të identifikojë dobësitë e sigurisë në kufijtë që DEASH-i mund të shfrytëzojë dhe të ndihmojë në mbylljen e këtyre dobësive të hapura”, tha Galloway duke vënë në dukje se forca e trajnuar nuk është një ushtri e re ose njësi konvencionale e ruajtjes së kufirit.

AA njoftoi për herë të parë për botën në lidhje me përgatitjet për krijimin nën udhëheqjen e PYD/PKK të njësisë “Bashkimi për Mbrojtjen e Kufirit” dhe “Ushtria Veriore Siriane” e cila do të arrinte deri në 30 mijë pjesëtarë.

Pak kohë më vonë, zëdhënësi i koalicionit anti-DEASH nën udhëheqjen e SHBA-ve, koloneli Ryan Dillon, për AA-në deklaroi se forca në fjalë ishte Forca e Sigurisë Kufitare dhe se 430 njerëz ishin trajnuar në këtë fazë.

Gjithashtu Dillon tha se kjo forcë do të arrinte gjithsej deri në 30 mijë njerëz dhe se ky projekt do të udhëhiqej nga FDS-ja (nënkontraktori i PYD/PKK-së).

Për arsye se kjo deklaratë shkaktoi krizës mes Turqisë dhe SHBA-ve, Pentagoni njoftoi se forcat e trajnuara nuk janë një njësi konvencionale e ruajtjes së kufirit por se ato do të jenë “Një Forcë e Sigurisë dhe e Stabilitetit të Brendshëm”.

Megjithatë, kërkesa prej 250 milionë dollarësh për nevojat e sigurisë kufitare në Siri në lidhje me operacionet kundër DEASH-it në kuadër të operacioneve të mundshme të jashtme në planin për propozim buxhetin të deklaruar dje, ka shkaktuar komentet se Pentagoni vazhdon projektin e njoftuar për herë të parë duke luajtur vetëm me emrat.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com