Home / SPORT / Shkëndija-Vardar, s’ka ” Shën Valentin” mes tyre

Shkëndija-Vardar, s’ka ” Shën Valentin” mes tyre


Faktiditor.ch-sport

Loading...

Në superderbin Shkëndija-Vardar gjithcka mund të ketë por ” Shën Valentin ” jo transmeton Faktiditor.ch. Rivaliteti, por edhe dy prej skuadrave më të forta i japin epitetin e një superndeshjeje që hapin sezonin e ri .Në fakt tjetër derbi i këtyre përmasave në futbollin e Maqedonisë nuk ekziston.Ka edhe skuadra tjera si Rabotnicki , Renova dhe Pelisteri ose Sileksi por Shkëndija dhe Vardari janë tjetër histori.

Kryendeshja luhet në stadiumin e qytetit , në ndërkohë që intenzivisht është punuar për pastrimin e terrenit i mbuluar nga bora.
Shkëndija ka vetëm një synim-fitoren dhe hapërimin drejt titullit.Por me Vardarin asnjëherë nuk është aq e lehtë sepse edhe ata mbeten një skuadër e fortë dhe e paparashikueshme.
Ky vit duket se do jetë i Shkëndijës aq më tepër ku ka një diferencë pikësh që i japin komoditetin për momentin por jo edhe sigurinë .Përforcimet e marra janë një tjetër tregues se Shkëndija do bëjë një tjetër sezon të madh, aq më tepër kur ka një trener që i solli Trofeun e parë të kampionatit dhe pse mos e merr edhe një tjetër kaq të rëndësishmë dhe domethënës sidomos kur tashmë klubi tetovar ka një sponsor të madh si Ecolog dhe një armatë të zjarrtë tifozësh si askund tjetër ./Faktiditor.ch/

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com