Home / SPORT / Startoi Kampionati Europian i Hendbollit, këto janë rezultatet e para

Startoi Kampionati Europian i Hendbollit, këto janë rezultatet e para

Sot në Kroaci ka startuar Kampionati i 13-të Europian i hendbollit që prej 12 deri më 28 janar do të zhvillohet në Kroaci. Nga ora 18:15 u luajtë dy ndeshjet e para në të cilat Bjellorusia mundi Austrinë me rezultat 27:26, ndërsa Suedia mund 24:25 nga Islanda. Nga ora 20:30 në program ishte përballja ku u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së Euro 2018 ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë në të cilën kroatët ishin bindës duke triumfuar me shifrat 32:22. Në të njejtën kohë u zhvillua përballja derbi Francë-Norvegji ku rezultati ishte 32:31 në të mirë të francezëve. 16-të përfaqësuese do të garojnë në këtë kompeticion mes të cilave edhe Maqedonia e cila ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën përballë Sllovenisë në Zagreb me fillim në orën 19:30.

Loading...

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com