Home / LIFESTYLE / Ushqimet e mbipërpunuara mund të shkaktojnë kancer

Ushqimet e mbipërpunuara mund të shkaktojnë kancer

Një studim që kishte në qendër 105 mijë persona tregoi se, sa më shumë ushqime të tilla konsumojnë njerëzit, aq më i lartë është rreziku i kancerit. Studiuesit po përpiqen të tregohen të matur, por nënvizojnë se një dietë e shëndetshme është gjëja më e mirë.

Loading...

Të qenit mbipeshë është një nga shkaqet e sëmundjes, që renditet pas duhanpirjes, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, edhe mishi i përpunuar lehtësisht rrit rrezikun e kancerit.

Ekipi i kërkuesve në Universitetin e Sorbonës në Paris ka studiuar mënyrën e ushqimit të të përzgjedhurve, pjesa më e madhe gra të moshës së mesme, për mesatarisht 5 vite. Rezultatet treguan se, nëse sasia e ushqimit shumë të përpunuar të konsumuar rritej me 10 për qind, atëherë edhe sëmundjet tumorale të pikasura rriteshin me 12 për qind.

Sipas kërkuesve, këto rezultate sugjerojnë se rritja e shpejtë e konsumit të ushqimeve të mbipërpunuara mund të çojë në rritjen e numrit të rasteve me kancer në dekadat e ardhshme. Por, ata thonë se zbulimet e tyre duhet të konfirmohen nga studime më të gjera dhe se nevojiten kërkime të tjera për të përcaktuar se çfarë mund të fshihet pas kësaj lidhjeje.

Studimi nuk është përfundimtar dhe nuk mund të thotë që ushqimet e mbipërpunuara mund të shkaktojnë kancer. Ka edhe faktorë të tjerë që trazojnë ujërat, pasi njerëz që konsumojnë shumë ushqime të mbipërpunuara kanë edhe vese të tjera, që mund të lidhen me kancerin, si duhanpirja, aktiviteti i pakët fizik, konsumi i shumë kalorive, apo edhe marrja e kontraceptivëve oralë.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com