Home / MAQEDONI / Vuçiq thotë se më mirë të bisedojë me Thaçin se sa të shkrepet qoftë edhe një plumb

Vuçiq thotë se më mirë të bisedojë me Thaçin se sa të shkrepet qoftë edhe një plumb

Loading...

Në një konferencë për gazetarë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se më mirë është të bisedohet sesa të shkrepe vetëm një plumb diku.

Në një konferencë për gazetarë pas takimit që e pati në objektin e Fakultetit Teknik në veri të Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se më mirë është të bisedohet sesa të përdoren armët.

“Më mirë që unë të bisedoj me Thaçin, nuk e di kush bisedon me Haradinajn, sesa vetëm një plumb të shkrepet kudoqoftë”, tha Vuçiq.

Ai u kërkoi serbëve në veri që të lejojnë që gjërat të zgjidhen politikisht dhe me bisedime.

“Ju lutem na lejoni, edhe pse e di që nuk e doni këtë, na lejoni që të mos përdorim kurrfarë armësh, të provojmë që gjërat t’i zgjidhim politikisht dhe me bisedime”, tha Vuçiq.

Ai u kërkoi serbëve të veriut që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Nuk keni shtëpi tjetër përveç kësaj dhe ne duam që ju të mos e lëshoni atë asnjëherë. Kjo është në interes të Serbisë. Ju lutem qëndroni këtu dhe mos u frikësoni”, tha Vuçiq, teksa tregoi se punë e tij është që të bisedojë.

Vuçiq më tutje kërkoi edhe një herë që Serbia të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit.

“Dëshiroj jo vetëm që të shkëmbejmë informacionet, por edhe të marrim pjesë në hetim. Më vjen keq që deri tash nuk e kanë pranuar bashkëpunimin në këtë mënyrë”, tha Vuçiq.

Ai deklaroi se ndiçimi i kësaj vrasjeje do ta largojë frikën.

“Zgjidhja e këtij krimi është thelbësore për largimin e shqetësimit dhe do të thoja edhe frikës së njerëzve dhe një shikim tjetër drejt së ardhmes”, tha Vuçiq.

“Sa i përket Serbisë për ne nuk është i rëndësishëm cili është emri i vrasësit dhe urdhërdhënësit, pavarësisht nëse ky emër është serb, shqiptar, ose çfarëdo emri i huaj”, tha Vuçiq.

Por ai konstatoi se nuk do të pranojë “zgjidhje të përgatitur mirë dhe goditje të dikujt për arsye se dikush kështu vepron dhe kështu dëshiron të jetë”.

Për këtë arsye Vuçiq tha se në hetime duhet të përfshihet edhe Serbia.

Ai tregoi edhe si duhet të sillen serbët dhe Serbia.

“Ne duhet të sillemi përgjegjshëm, ne duhet të sillemi seriozisht, ne duhet të vazhdojmë të bisedojmë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb vizitën e nisi në mëngjes në manastirin e Banjskës afër Zveçanit, pastaj vendosi kurorë lulesh te vendi ku u vra Ivanoviqi, më pas u takua me politikanët serbë të Kosovës.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com