Home / SPORT / Zidane: Nuk kam çfarë të tregoj ndaj PSG-së

Zidane: Nuk kam çfarë të tregoj ndaj PSG-së

Trajneri i kampionit aktual evropian të Real Madrid-it, Zinedine Zidane deklaroi se në prag të ndeshjes së nesërme në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint – Germain, nuk ka çfarë të dëshmojë dhe nuk i intereson ajo që njerëzit flasin për të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Reali deri më tani po kalon një sezon të keq për standardet e saj. “Mbretërit” kanë rënë nga Kupa e Spanjës ndrësa në kampionat ngecin madje 18 pikë përballë rivalit dhe liderit të tabelës Barcelona.

“Nuk do të tentojmë të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për ne, vetëm do të tentoj të bëj atë që është pasioni im dhe të përgatis të gjitha gjërat që mund t’i kontrollojmë. Nuk kam çfarë të dëshmoj nesër. Gjithçka që do të bëj është të jem i fokusuar në ndeshjen dhe për mua momentalisht vetëm kjo është me rëndësi, e jo njerëzit çfarë flasin për mua”, tha Zidane për mediat spanjolle.

Trajneri i Real Madrid-it, Zidane komentoi edhe duelin mes Cristiano Ronaldos dhe Neymarit.

“Po flasim për dy lojtarë të shkëlqyer, por këto janë duele të Realit dhe PSG-së, e jo të Ronaldos dhe Neymarit. Në terren të dy mund të bëjnë dallimin me cilësitë e tyre. Por, për mua me rëndësi është që ekipi të jetë i fokusuar në ndeshjen. Nuk është me rëndësi kush luan, por si luan”, tha Zidane.

Ndeshja e parë e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain do të luhet nesër (e mërkurë) në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ me fillim në ora 20:45, ndërsa ndeshja e kthimit luhet në më 6 mars në Paris.

AlbPortali:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com