Home / Kronika e zezë / 17 vjeçari në Vushtrri arrestohet për grabitje në barnatore

17 vjeçari në Vushtrri arrestohet për grabitje në barnatore

Një 17 vjeçar është arrestuar për një rast të grabitjes i cili raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 22 tetorit.

Loading...

Sipas policisë, viktima kishte deklaruar se me 22 tetor në vendin e saj të punës, në një barnatore në Vushtrri një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur 150 euro.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas një hetimi intensiv ka njoftuar se dje ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin G.M., 17 vjeçar për këtë rast.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit policia ka njoftuar se do të ngritet kallëzim penal për veprën penale grabitje.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com