Home / Lajme / A do të ketë koalicion parazgjedhor LDK-VV?

A do të ketë koalicion parazgjedhor LDK-VV?

Kemi kontakte me partitë opozitare që të bashkohemi për ta rrëzuar Qeverinë, por për koalicion parazgjedhor nuk ka asgjë konkrete tash për tash. Kështu është përgjigjur shkurtimisht sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, i kontaktuar nga Gazeta Observer.

Loading...

Ai ka hedhur poshtë deklaratën e ardhur nga Vetvendosje ku thuhet se ka përafëruar qëndrimet për koalicion parazgjedhor me LDK-në.

“LDK-ja me Vetëvendosjen sikurse edhe me partitë e tjera përveç me PDK-në i kemi bashkërenduar veprimet si opozitë, që sa më parë ta rrëzojmë Qeverinë Haradinaj. Ne po përgatitemi që të shkojmë në zgjedhje dhe jemi në kontakte të vazhdueshme me partner të partive opozitare. Me PDK-në nuk them se do të kemi koalcion sepse përvojat janë të këqija”, tha Beqiri.

Ai theksoi se ka biseduar me Lëvizjen Vetëvendosje në përgjithësi për ngjarjet që po ndodhin por jo edhe konkretisht për koalicion parazgjedhor.

“Kemi kontakte që të bashkohemi si opozitë sa më shpejt që është e mundur sepse kësaj qeverisje i ka humbur legjimiteti. Për ne është shumë e rëndësishme që të ndërrohet qeveria dhe të udhëheq LDK-ja”, ka thënë më tej Beqiri.

Ndryshe, kah fundi i muajit shtator i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u takua me Albin Kurtin, të parin e Lëvizjes së Vetëvendosjes me të cilin kishin diskutuar rreth rrëzimit të Qeverisë. /Gazeta Observer

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com