Home / Kronika e zezë / Aksident i rëndë në Strugë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Strugë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në dalje të Strugës, mbeti i vdekur një person.

Loading...

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 06:00 në dalje të Strugës në drejtim të fshatit Mislieshevë në mes makinës e tipit “Cherie Tengo” dhe autobusit të Ohrit, njofton TetovaSot.

Shoferi i automjetit vdiq në aksident, ndërsa shoferi i autobusit dhe tre pasagjerë u plagosën.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e plotë të aksidentit./TetovaSot

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com