Home / Lajme / AKV “Bajram Shabani”, kremtoi 74 vjetorin e themelimit

AKV “Bajram Shabani”, kremtoi 74 vjetorin e themelimit

Në prani të një numri të madh të qytetarëve kumanovarë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani”, mbrëmë, me një program të begatshëm artistik, kremtoi 74 vjetorin e themelimit të saj. Për të nderuar aktivitetin gjatë këtyre 74 vite punë të palodhshme të brezave të ndryshëm që mbajnë gjallë frymën artistike kumanovare, kishin ardhur mysafirë nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.

Loading...

“Faleminderit që jeni në këtë numër kaq të madh, faleminderit që po e përcillni e do ta përcillni me dinjitet këtë program. Unë nuk kam çfarë të them sepse fjalën e kanë artistët tanë, salla është plot. Faleminderit që po na uroni këtë përvjetor të madh. Kemi nderin që në mesin tonë kemi mysafirë të nderuar që merren me kulturë jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë saj”,- theksoi kryetari i AKV “Bajram Shabani”, Dritan Ramdani.

“Duke iu uruar këtë përvjetor të rëndësishëm, natyrisht nën siglën kulturë, art, traditë, natyrisht këtë ansambël deri më tani kemi pasur rastin ta takojmë në festivale të ndryshme, me të vërtetë ka arritur që këtë kulturë, art dhe traditë ta bart brez pas brezi”,- theksoi Sami Birra nga Ministria e Kulturës – Republika e Kosovës.

Vlen të theksohet se AKV “Bajram Shabani”, me dinjitet, kohëve të fundit po përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë, në koncerte e manifestime ndërkombëtare, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit tonë.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com