Home / Kronika e zezë / Arrestohen të dyshuarit të cilët kanosën kryetarin e komunës së Kllokotit

Arrestohen të dyshuarit të cilët kanosën kryetarin e komunës së Kllokotit

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarit Sllobodan Jovanoviq dhe Zoran Jovanoviq, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Kanosje’’.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, më 3 dhjetor në oborrin e kishës ortodokse, në fshatin Gërnqar, të dyshuarit kanë kanosur seriozisht me fjalë kryetarin e komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Loading...

Derisa ai kishte shkuar në kishë, i dyshuari Sllobodan Jovanoviq, në gjendje të dehur dhe në prezencë të policisë, fillimisht e fyen, pastaj edhe e kanosën me fjalë se do ta mbysë, me ç’rast aty ndërhyn edhe i dyshuari tjetër, i cili po ashtu e fyen dhe kërcënon me fjalë të dëmtuarin.

Të njëjtit kanë ndërmarrë këto veprime, me pretekst se i dëmtuari e kishte larguar nga puna dhe i kishte ndërprerë asistencën sociale të pandehurit Sllobodan Jovanoviq.

Gjithashtu, brenda afatit ligjor, me qëllim të sigurimit të të pandehurve në procedurë penale, ndaj tyre është ushtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com