Home / Kronika e zezë / Arrestohet 20 vjeçari, prekte femrat në Çair duke kaluar rrugës

Arrestohet 20 vjeçari, prekte femrat në Çair duke kaluar rrugës

Policia e Çairit ka arrestuar një 20 vjeçar, për shkak të denoncimit se ka shqetësuar disa persona të gjinisë femërore, transmeton Gazeta Lajm.

Loading...

“Më datë 07.11.2018 në ora 19 e 30 minuta, në Stacionin policor Çair është arrestuar personi А.F.(20) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale lidhur me nenin 186 të Kodit penal.

Pas masave të ndërmarra është vërtetuar se A.F. gjatë muajit të kaluar në rajonin e Stacionit policor Çair disa herë ka shqetësuar shumë persona të gjinisë femërore, duke i prekur në trup dhe duke iu drejtuar me fjalë vulgare”, njoftoi MPB, duke shtuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com