Home / Shëndetësi / Çfarë të ha për të lehtësuar simptomat e astmës?

Çfarë të ha për të lehtësuar simptomat e astmës?

Nuk ka ndonjë dietë që mund të eliminojë simptomat e astmës. Megjithatë, mund të ndërmerrni disa hapa për t’i lehtësuar ato:

Loading...

Mbani një peshë normale të trupit: Të qenët mbipeshë mund të përkeqësojë simptomat e astmës. Edhe nëse humbisni shumë pak peshë mund të përmirësohen simptomat. Përpiquni të ushqeheni sa më shëndetshëm për të mbajtur një peshë normale të trupit.

Hani sa më shumë fruta dhe perime. Frutat dhe perimet janë të pasura në antioksidues si beta karotene dhe vitaminat C dhe E, që mund të ulin ënjtjen dhe irritimin e mushkërive të shkaktuara nga kimikatet që dëmtojnë qelizat, të njohura si radikalet e lira.

Shmangni ushqimet që nxisin alergjinë: Astma rrit rrezikun që të keni alergji nga disa ushqime. Dhe reaksionet alergjike ndaj ushqimeve mund t’i përkeqësojnë simptomat e astmës. Te disa njerëz, stërvitja pas ngrënies së një ushqimi që u shkakton alergji mund të shfaqë simptoma të astmës.

Merrni vitaminë D. Njerëzit që vuajnë nga astma mund të kenë nivele të ulëta të vitaminës D. Qumështi, vezët dhe peshku përmbajnë vitaminë D. Qëndrimi sado pak në diell ju ndihmon të rrisni nivelet e vitaminës D.

Shmangni ushqimet e konservuara. Ushqimet e konservuara mund të përkeqësojnë simptomat e astmës.

Pakësoni gjithashtu kripën dhe konsumoni ushqime të pasura në yndyra të pangopura, si frutat e thata dhe farat (të pasura me acide yndyrore omega 3) për të lehtësuar simptomat e astmës.

Ushqimet nuk do të kurojnë astmën. Megjithatë, duke ngrënë një dietë të balancuar mund të përmirësoni simptomat dhe shëndetin.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com