Home / Lajme / Deklarohet Spasovski për vrasjen në Manastir

Deklarohet Spasovski për vrasjen në Manastir

Deklarohet Spasovski për vrasjen në Manastir Më vjen keq dhe e dënoj ngjarjen e rëndë në Manastir. Patjetër e kam të theksoj se reagimi i policisë ishte i shpejtë dhe për disa orë kryerësi i veprës doli para organeve të drejtësisë.
Kështu u shpreh ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Ai theksoi se polici i cili ka bërë vrasjen është pranuar në punë në kohën e VMRO-së.

Loading...

“Dua ti informoj se Mitko Cavko është adresa ku duhet të drejtohen. VMRO –DMPNE e ka pranuar këtë zyrtar policor në punë. Në vend se të kërkojnë përgjegjësi tek dikush tjetër, le të kthehen tek vetja dhe të ulen të ajo ndërtesa e bardhë e bërë me vuajtjet e qytetarëve dhe të japin përgjigje se kush janë ata persona që kontribuar në turpërimin e policisë dhe shtetit të Maqedonisë”, deklaroi Spaskovski, duke iu përgjigjur kritikave të VMRO-së.

Ai gjithashtu ka theksuar se në kohën e VMRO-së, imazhi i policisë është rrënuar me shumë vepra tjera si përgjimet, ngjarjet e 27 prillit ejt.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi nëpunësit policorë nga SP Prilep dhe SPB Manastir e kanë arrestuar 24-vjeçarin E.T. nga Manastiri, nëpunës policor, të shkak të dyshimit të bazuar për vrasjen e 36-vjeçarit.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski informoi se është denoncuar se në fshatin Bellovodicë, në rajonin e Prilepit në rrugë është përfshirë në flakë një person i panjohur.

Menjëherë pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunësit policorë të cilët kanë gjetur një trup të djegur. Është konfirmuar identiteti i të vrarit. A.B. (36) nga Manastiri, te i cili është vërejtur plagë me armë zjarri në trup./Gazeta e Pavarur

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Gjeloshaj: Institucionet malazeze të ndalin kishën ortodokse serbe në uzurpimin e pronave etnike shqiptare

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj u ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com