Home / Opinione / DËNIMI I HAJDUTËVE NGA HAJDUTËT NUK NËNKUPTON NDËRTIM TË SHTETIT LIGJOR!

DËNIMI I HAJDUTËVE NGA HAJDUTËT NUK NËNKUPTON NDËRTIM TË SHTETIT LIGJOR!

Abdulla Mehmeti

Loading...

(Dënimi i hajdutëve, të korruptuarve dhe kriminelëve të mëparshëm, pa sukuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së vjedhur, të uzurpuar dhe fituar në mënyrë të paligjshme, nuk krijon shtet ligjor, por klasë të re politike gjithashtu të korruptuar dhe kriminale.)

Fokusimi i Prokurorisë Speciale Publike dhe i gjykatave në Maqedoni, vetëm në një periudhë kohore dhe në individë të përzgjedhur në mënyrë selektive, e jo të gjithë që kanë qenë të përfshirë në këto procese, krime, korrupsion, vjedhje, shitje dhe uzurpim të pasurisë së qytetarëve dhe shtetit, në nivel qendor (qeveri) dhe lokal (komuna), mund të ndikojë negativisht të polarizimin e shoqërisë, përplasje në baza partiake, mosbesim ndaj organeve të pushtetit, tensione dhe pasiguri të vazhdueshme në vend.

Në këtë frymë duhet të trajtohen të gjitha krimet e kryera në prag dhe pas pavarësimit të Maqedonisë më 1990 deri në ditët e sotme, përfshirë edhe privatizimin kriminal dhe shkatërrimin e ekonomisë dhe industrisë së vendit gjatë vitit 1993-2003.

Në këtë proces duhet të përfshihen edhe proceset e montuara politike, vrasjet, burgosjet dhe torturat ndaj qytetarëve të pafajshëm të vendit, sidomos ndaj shqiptarëve; si ata që përgatitën skenarët, porositësit, realizuesit edhe fshehësit e këtyre krimeve, në pushtetin ligjzbatues edhe atë gjyqësor.

Epilogu i gjithë këtij procesi, përveç dënimeve të merituara për organizatorët, realizuesit dhe përfitusit nga këto krime, korrupsioni, vjedhjet, uzurpimet, abuzimet me ligjin dhe keqpërdorimet e detyrave zyrtare, nëse organet e pushtetit do të mjaftohen vetëm me dënimin e disa individëve të caktuar, jo të gjithëve njësoj; nëse nuk do t’u konfiskohet pasuria e vjedhur, e uzurpuar dhe fituar në mënyrë të paligjshme, ky proces mund të vlerësohet si hakmarrje me motive politike, jo si llogaridhënie dhe përgjegjësi përpara organeve të drejtësisë.

Shteti ligjor nënkupton drejtësi të plotë, barabarësi përpara ligjit, mbrojtje të qytetarëve dhe pasurisë shoqërore, kthimin e pasurisë së vjedhur atyre që u takon – qytetarëve, jo riciklim të hajdutërisë dhe vjedhjes së pasurisë së qytetarëve prej një grupi politikanësh në duart e një grupi tjetër, me çka qytetarët dhe shteti nuk do të përfitojnë asgjë përveç ndjenjës primitive për hakmarrje ndaj njëri-tjetrit, edukimit të mbrapshtë, përmes të cilit, në vend se të krijojmë qytetarë të ndërgjegjshëm, do të krijojmë sadistë, kriminelë dhe hajdutë të ri të pangopshëm, të cilët edhe në të ardhmen do ta vjedhin e shkatërrojnë shtetin, herët ose vonë.

(11.X.2018)

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

VMRO po bëhet parti e frikshme.Mbetet subjekti i fundit nacionalist në Ballkan

Urim SALIHU Loading... VMRO eshte partia e ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com