Home / Lajme / Deputeti i AAK-së e gjen veten në listën e mashtruesve, e quan lepurosh prokurorin Blakaj

Deputeti i AAK-së e gjen veten në listën e mashtruesve, e quan lepurosh prokurorin Blakaj

Zyrtarët e partisë së Ramush Haradinajt po vazhdojnë të përdorin gjuhë denigruese ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte përgatitur aktakuzën për veteranët e rrejshëm. Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka gjetur emrin e tij në listën e veteranëve të rrejshëm e publikuar dje nëpër media.

Loading...

Ky veprim duket se e ka nervozuar Berishën pasi ka përdorur gjuhë të rëndë në adresë të prokurorit Blakaj, e ka quajtur lepurush e dezertor.

“E kam për nderë të jem në të njejtën listë me Besa Ramë Zeqiraj dhe me të tjerët .

mirëpo lepuroshit

i shkoj puna huq

se veshët e gjatë

si rrinin nën kapuq.

dedikuar lepurit Elez Beqir dezertori”, ka shkruar Berisha.

Pas publikimit të kësaj liste ka reaguar Elez Blakaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ai ka thënë se nga ato që ka parë, ka vërejtur se janë shtuar 2.000 emra nëpër lista.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com