Home / Sport / Donis Avdijaj: Kisha oferta nga Man Utd, Liverpool, Juventus e Arsenal

Donis Avdijaj: Kisha oferta nga Man Utd, Liverpool, Juventus e Arsenal

Avdijaj në të kaluarën ishte paraqitur me Schalken, ku konsiderohej prej lojtarëve më premtues në Gjermani.

Loading...

“Në kohën kur nënshkruajta kontratën e parë më Schalke, në moshën 18  vjeçare, të gjithë donin të shoqëroheshin me mua” ka thënë Avdijaj për “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë donin të më tregonin se çfarë ishte më e mira për mua. Unë nuk kisha agjent në atë kohë dhe nuk dija ta kontrolloja më së miri situatën” ishin fjalët e kosovarit.

“Para se të nënshkruaja me Schalke, kisha oferta nga Juventus, Arsenal, Manchester United dhe Liverpool. Nuk kishte rëndësi ndeshja apo kompeticioni, skautët ishin gjithmonë aty duke më vëzhguar” ka thënë Avdijaj.

22 vjeçari aktualisht paraqitet me skuadrën e Willem II në Eredevisie të Holandës. /Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com