Home / Sport / “E kam refuzuar Man Cityn shkaku i Mourinhos”

“E kam refuzuar Man Cityn shkaku i Mourinhos”

Mesfushor brazilian ishte transferimi më i shtrenjtë i Manchester United këtë verë, që për shërbimet e tij i pagoi Shakhtar Donestek 80 milionë euro.

Loading...

Por, para se të vendoste për Manchester United, Fred ka qenë cak i një oferte edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas.

“Kjo është e vërtetë, kam marrë ofertë nga City, madje kam biseduar edhe me shokët brazilian që luajnë te fqinjët tanë”, ka deklaruar Fred për FourFourTwo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata janë përpjekur të më bindin mua për t’u bashkuar me ta, por në fund nuk ndodhi”.

“Ishte verë, siç thash kishte oferta të tjera, përfshirë edhe United. Kam vendosur shpejtë për këta sepse mendoj se ishte gjëja e duhur”.

“Mourinho është një profesionist i madh dhe çdo lojtarit i pëlqen të punojë me një fitues siç është ai”./Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com