Home / Sport / Ederson: Fitorja ndaj Liverpool ishte çështje jetë a vdekje

Ederson: Fitorja ndaj Liverpool ishte çështje jetë a vdekje

Ai ka thënë se ishin nën presion të madh, dhe e kishin marrë me shumë seriozitet ndeshjen kundër “The Reds”, duke e cilësuar si situatë jetë a vdekje.

“Për ne, ishte çështje jetë a vdekje. I dinim rrethanat e asaj ndeshje. Humbja dhe barazimi nuk ishin opsion” ka thënë Ederson për “Sky sports”, transmeton lajmi.net.

Loading...

“Ne shikuam vetëm për fitoren, dhe bëmë një lojë të mrekullueshme. Ishte ndeshja më e mirë në Premierligë deri më tani, dhe shpresoj se do të vazhdojmë në nivele të njëjta tani e tutje” ka thënë ndër të tjerash braziliani.

City ka fituar katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, për tu rikthyer nga dy humbjet të pësuara radhazi.

Në vetëm dy ndeshjet e fundit, ata kanë shënuar plotë 16 herë për të mbajtur portën e paprekur. /Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com