Home / Lajme / Fatime Fetai: Jankulloksa të mos e lëshojë Shkupin

Fatime Fetai: Jankulloksa të mos e lëshojë Shkupin

Pas shqiptimit të aktgjykimit për lëndën “Tanku” kundër Gordana Jankulloskës, e cila u dënua ma gjashtë vite burg, prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi nga Jankulloska të mos e lëshojë vendbanimin, gjegjësisht Shkupin.
Fetai tha se duke marrë parasysh dënimin, PSP-ja ka bazë të kërkojë edhe paraburgim, por shtoi se rrethanat familjare gjegjësisht fakti se Jankulloska është nënë, kanë kërkuar që gjykata të shqiptojë masë kujdesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Loading...

Jankulloska sot gjatë leximit të aktgjykimit nuk ishte e pranishme në Gjykatën Penale, pasi në të njëjtën kohë duhe të paraqitej në seancën për lëndën “Fortesa”.

Avokatët e Jankulloskës thanë se propozimi i PSP-së për masë shtesë është e pabazë dhe nuk ka arsye që gjykata ta pranojë atë, pasi sipas tyre, nuk ka arsye që Jankulloska të largohet nga vendi.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Gjeloshaj: Institucionet malazeze të ndalin kishën ortodokse serbe në uzurpimin e pronave etnike shqiptare

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj u ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com