Home / Sport / Gattuso para ndeshjes me Juven: Nuk do të ulemi për të qarë

Gattuso para ndeshjes me Juven: Nuk do të ulemi për të qarë

Mbrojtësi argjentinas është përfshirë në një përplasje me kokë me shokun e skuadrës Franck Kessie, në barazimin 1:1 të Milanit kundër Real Betis.

Loading...

Mungesa e Musachio nuk është e vetmja që po e shqetëson trajnerin e Milanit.

Milan po ashtu rrezikon të vuaj edhe mungesat e Hakan Calhanoglu, Gonzalo Higuain, Giocomo Bonaventura dhe Davide Calabria, ndërsa Lucas Biglia dhe Matteo Caldara do të mungojnë në kohë më të gjatë.

“ Calhanoglu kishte një trokitje të zakonshme në maje të këmbës. Do të shohim”, ka deklaruar fillimisht Gattuso, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë duhet të pres për të parë se çfarë do të thotë mjeku, pasi jam trajner e jo mjek. Ne nuk kemi arsye të mendojmë për lëndimet, ne do të luajmë me ata që kemi në dispozicion”.

“Juventusi është një nga skuadrat më të mira në Evropë, e lëre më në Itali. Por, ne nuk do të ulemi për të qarë tani. Ne do të ballafaqohemi me ata dhe do të luajmë futbollin tonë”, ka përfunduar trajneri i Milanit./Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com