Home / Sport / Gjesti i vitit: Ia shlyen borxhet ish skuadrës dhe kthehet për të luajtur falas për ta

Gjesti i vitit: Ia shlyen borxhet ish skuadrës dhe kthehet për të luajtur falas për ta

Futbolli polak po kalon një periudhë të vështirë, me Wisla Krakow që po shkon drejt falimentimit. Çështja kryesore është nëse kjo skuadër do të mund ta çojë sezonin deri në fund, dhe negociatat për shitjen e tij tashmë kanë filluar.

Në këtë situatë, kur Wisla po lufton për të krijuar një ekip konkurrues me lojtarë të rinj, një ish legjendë e tyre ka vendosur të rikthehet në skuadër, për të dhënë kontributin e tij.

Loading...

Ish lojtari i Borussia Dortmund, Wolfsburg dhe Fiorentina, Jakub Błaszczykowski, ka pranuar të luajë falas për skuadrën e tij të zemrës dhe të fëmijërisë, të cilën edhe do ta ndihmojë financiarisht për të shlyer borxhet.

33 vjeçari që ka qenë pjesë e Wisla gjatë viteve 2004-2007, ka vendosur të ndihmojë skuadrën me 300 mijë euro.

Këtë gjest fisnik të tij, e ka përshëndetur edhe Borussia Dortmund, përmes një postimi në rrjetet sociale./Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com