Home / Lajme / Gjimnazi ” 7 Marsi” s’ka pushim : Vazhdojnë provat për komedinë ” Hirushja”

Gjimnazi ” 7 Marsi” s’ka pushim : Vazhdojnë provat për komedinë ” Hirushja”

Qendrat tjera shkollore vazhdojnë pushimin, por jo edhe gjimnazi ” 7 Marsi” që vazhdon aktvitetet në shumë sfera përfshirë këtu edhe përgatitjet e një shfaqjeje , më saktë një komedie ,në vigjilie të patronatit të kësaj qendre të mesme që mbahet më 7 Mars dhe ku mbahen aktivitete tjera të shumta transmeton Faktiditor.ch. Kjo shfaqje është e treta me rradhë deri tani e gjimnazit ” 7 Marsi” ndërsa kësaj rradhe nën punën e shkëlqyer që ka bërë profesor Berat Dehari dhe grupi i aktorëve që janë nxënës të këtij institucioni shkollorë, do të sjellin komedinë ” Hirushja” .
Ata po mbajnë provat këto ditë në hapësirat e shkollës ku po bëjnë një punë të shëlqyer me qëllimin parësorë ,për një shfaqje sa më të kompletuar .
Në vijë të këtyre aktiviteteve drejtoresha e Gjimnazit ” 7 Marsi” Miqerem Rizai thotë se ne jemi aty ku ,çdo kujt i jepet mundësia për t’u shprehur!
Dëshira për punë ,kreativiteti ,motivimi nuk e ndal as moti i keq ,as temeraturat në minus gradë , për nxenësin punëtor dhe profesorin kreativ! shprehet Rizai
Ajo shprehet se “janari,i rezervuar për pushim dimëror ,nuk u shfrytëzua as edhe një ditë ,nga ekipi i dramës së bashku me profesorin (regjisor &skenarist), të cilët me vullnetin më të madh iu përveshën punës ,çdo ditë në prova ,për t’a vënë në skenë projektin e tyre të rradhës , komedinë “HIRUSHJA”, që për herë të parë do të shfaqet në ditën e patronatin të shkollës shprehet Rizai .
Sipas saj kur puna bëhet me përkushtim ,pengesat tejkalohen dhe ,gjithsesi suksesi nuk do të mungoj!./Faktiditor.ch/

Loading...

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com