Home / Lajme / Gjuriq: Nuk bëjmë kompromis për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Gjuriq: Nuk bëjmë kompromis për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se zgjidhja për Republikën e Kosovës nuk mund të bëhet pa arritur një marrëveshje me Serbinë.

Loading...

Këto deklarime Gjuriq i ka bërë në TV Pink, duke shtuar se Serbia nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje e cila nuk është në favor të Serbisë.

“Ne jemi për zgjidhje por nuk do të bëjmë kompromis për të pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Gjuriq.

Ai ka folur edhe për veprimin e djeshëm të delegacionit serb të cilët e lëshuan konferencën e përbashkët për Politika të Jashtme që po mbahej në Vjenë të Austrisë, shkaku i pranisë së Republikës së Kosovës si shtet më të drejta të plota.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Sot shënohet Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë

Në Republikën e Maqedonisë sot shënohet 23 ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com