Home / Opinione / Gordana e vetmuar

Gordana e vetmuar

Urim SALIHU
Gordana ka mbetur e vetme.E rënë nga pushteti absolut dhe forca që kishte me obortarët e saj është tretur.Ajo po bën përpëlitjet e fundit duke pritur me ankth dënimin që do merrte ,atë që dikur as në mendje se kishte cuar ndonjëherë .As cinizmi i saj, as mllefi ,as forca funksionit që kishte, nuk hyjnë më në punë.Gordana nuk ka më asgjë dhe proporcionalisht me atë që ka patur dhe nuk e ka më, kjo do të thotë se ke mbaruar.
Ata që më së shumti e pritën verdiktin final dhe që u ndjenë të lehtësuar ishin ata që ajo i quajti dikur ” indianë”.Këta pra ” indianët” ishin ata që më shumë se cdokush tjetër nuk ndjenë keqardhje, por përkundrazi.
Janë gjashtë vite ,që penalja ia dha dhe aty e kuptoi se s’ka më kush ta mbrojë.
Pasionet e Gordanës po bien si gjethet e kësaj vjeshte që ajo do ta fiksojë gjatë.Ishte vjeshta që ia morri lirinë dhe ajo do niset drejt një jete tjetër.Ndoshta aty do ta presin edhe shumë të tjerë që presin rradhën që drejtësia të bëjë punën e saj.

Loading...

Ata që do kenë fatin e Gordanës ,janë si pleqtë që ecin në rrugës dhe sapo dikush u përmend vdekjen, ata ngrijnë fare .Frika më e madhe e tyre në pleqërinë e thellë është mbreti i botës.
Gordana është e vetmuar dhe kjo e godet më tepër .Ajo ngjan me njerëzit që në agoni u shfaqen gjëra të cuditshme,të frikshme , sidomos atyre që kanë të bëma të mëdha.

Gordana akoma nuk e di se sa e vetmuar do jetë më vonë.Sa më e largët të bëhet distanca mes saj dhe njerëzve që mendon se i njeh dhe do ta shpëtojnë por që kanë humbur influencën, aq më e largët bëhet edhe shpresa e saj për lirinë dhe kjo do jetë gërryese për të.Do ta tret më shumë.

Ditën kur ajo do ta kuptojë se është bërë kaq e pambrojtur, kaq e përbuzur dhe akoma më keq kaq e mallkuar nga njerëzit që e pësuan nga ajo dhe obortarët e saj që shtetin e konsideronin një Pallat mbretërorë ku ligji ishin vetë, ajo do fillojë të tretet në britmat pa zë dhe maktheve që nuk do ta lënë të qetë asnjë ditë të vetme.Gordana po arratiset drejt vetmisë dhe në netët e trishta të burgut ajo do ta kuptojë se kur do del një ditë ka të ngjarë që ajo jo vetëm që s’do njeh askënd në skenën politike ,por do jetojë me trishtimin e atyre mijëra netëve arratisje ,ankthesh duke menduar për ato që i pati dhe i humbi përgjithonë.Por Gordana nuk është akoma rehat nëse procesi do mbarojë vetëm te mercedesi i famshëm.Sa më e largët të bëhet distanca me njerëzit që i njeh dhe që largohen dhe nuk ka më kush ta mbrojë, aq më tepër bëhen të gjata vitet e burgut dhe mbase rrëshqitshëm edhe një proces tjetër që asaj mund ti duket se ia kanë përgatitur fiks në të njëjtën mënyrë sic ajo eksperimentonte me fatet e njerëzve kur kishte në dorë shpatën e pushtetit.

Mbi dy mije ditë në burg s’janë pak, por procesi sapo ka nisur.Kush garanton se mbaron me kaq.Në fund të fundit për ta parë se si vuajnë njerëzit tjerë në burg, tani ajo do ta sheh se sa të gjata dhe të tmerrshme janë ditët e mizorisë përtej lirisë,atje ku hekurat janë i vetmi “portret” që s’të pëlqen ta shikosh por pavarësisht se nuk e do ta shohësh atë , detyrohesh të mësohesh.Shikimi i qelive është therrës, verbues dhe një betejë me orët ,ditët dhe vitet e torturës.Ato ditë që i numëron dhe të duket se koha ec mbrapshtë.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com