Home / Lajme / Grubi nga Washingtoni: Integrimi EuroAtlantik është i patjetërsueshëm dhe i pa alternativë (FOTO)

Grubi nga Washingtoni: Integrimi EuroAtlantik është i patjetërsueshëm dhe i pa alternativë (FOTO)

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe i Grupit për miqësi me SHBA z. Artan Grubi është takuar sot në Washington me ud Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit, zonjën Susan Falatko e cila drejton edhe zyrën për Evropën Qëndrore dhe Juglindore në Departmentin e Shtetit.

Loading...

Bashkëbiseduesit bënë fjalë për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, integrimet euroatlantike të vendit, marrëdhëniet bilaterale me SHBA-të, reformat sistemore, sundimin e së drejtës dhe pajtimin.

Grubi faleminderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e madhe ndaj Maqedonisë dhe rajonit në ndërtimin e kapaciteteve demokratike dhe rrugën tonë drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e cila është e patjetërsueshme dhe e pa alternativë.

Grubi njoftoi bashkēbiseduesën për ecurinë e ndryshimeve kushtetuese që rrjedhin nga marrëveshja midis Shkupit dhe Athinës dhe mundësojnë zhbllokimin e procesit integrues për vendin tonë duke shprehur pritshmërinë që procesi do të përfundojë me sukses gjer në mes të janarit të vitit të ardhshëm.

Z. Grubi foli rreth përpjekjeve për ta mbajtur dhe rritur shumicën e kualifikuar prej dy të tretave që është e domosdoshme për përfundim të sukseshëm të procesit. Ai gjithashtu theksoi edhe pengesat që struktura të caktuara po ia parashtrojnë procesit duke nënvizuar që askush nuk duhet ta pengon këtë proces për kalkulime individuale ose grupore. Çdo veprim që shkon në kundërshtim me vullnetin e popullit për integrim në NATO dhe BE dhe që rrezikon ecurinë e procesit, është i papranueshēm.

Në takim u diskutua edhe rreth procesit të pajtimit dhe reformave me ç’rast, z. Grubi theksoi pritshmëritë që deri në fund të vitit të thirret seancë e veçantë për dhjetëra ligje reformuese në Kuvend.

Zonja Falatko shprehu mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si dhe për përpjekjet tona për ta përmbyllur këtë proces me sukses.

Z. Grubi vizitoi edhe Senatin Amerikan ku bashkë me Kongresmen dhe Senator amerikan dhe kolegë nga 80 shtete, mori pjesë në Forumin e 12-të Parlamentar të Sigurisë për Zbulim në të cilin u diskutua për luftën kundër terrorizmit dhe mbikqyrjen e agjencive të zbulimit dhe kundërzbulimit.

Grubi gjithashtu e nënshkroi edhe librin e ngushëllimeve për Presidentin e ndjerë të Shba, Xhorxh H.W. Bush.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com