Home / Lajme / Hoxhaj: Nëse Serbia nuk sillet mirë, do t’i rrisim taksat

Hoxhaj: Nëse Serbia nuk sillet mirë, do t’i rrisim taksat

  

Loading...

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj lidhur me vendimin për taksën prej 10 % për produktet e Serbisë, tha se ka gjasa të rriten taksat për Serbinë, nëse ajo nuk sillet mirë.

“Vendimi do të mbetet në fuqi. Nëse Serbia nuk sillet mirë, do t’i rrisim taksat. Por mbetet që ta mbajmë një herë këtë vendim në fuqi. Kjo do ta mbështet ekonominë e Kosovës. Do të ishte një përgjigje ndaj fushatës që po bën Serbia kundër Kosovës. Ne kemi nevojë që në 2018 të triumfojmë ekonomikisht në raport me Serbinë”.

“Ne si qeveri e Kosovës kemi marrë një vendim në Prishtinë. Arsyeja pse jemi në Prizren dhe ishim në Ferizaj është për të tregu gjeografi se ku do të jetë zbatimi i këtij vendimi. Qeveria ka marrë një vendim në emër të institucioneve të Kosovës, tash presim nga qytetarët të marrin një vendim të tillë. Presim nga marketet e tjera që sa ma shumë t’i përkrahin prodhimet vendore”.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com