Home / Kronika e zezë / Identifikohet emri i biznesmenit që i rrëmbyen djalin

Identifikohet emri i biznesmenit që i rrëmbyen djalin

Shqipëri – Paraprakisht deklarohet se tre persona të armatosur e të maskuar, pasi kanë ndjekur lëvizjet e një biznesmeni që ka aktivitet në fushën e transportit ndërkombëtar, i kanë zënë pritë pranë shtëpisë. Në çastin kur është kthyer me të birin në banesë nën kërcënimin e armës kanë hyrë në banesë dhe pasi i kanë lidhur u kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka nodhur ngjarja.

Loading...

Ndërsa biznesmeni është identifikuar si shtetasi, Elton Kelmendi.

Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë dhe e kanë rrëmbyer.

Por më pas ata e kanë lëshuar disa kilometra larg shtëpisë.

Ndërkohë policia po kryen hetimet në vendngjarje dhe po merren në pyetje familjarët e biznesmenit./5gazetaret/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com