Home / Lajme / Identifikohet vrasësi i 12 personave në SHBA, ish-marins 28-vjeçar

Identifikohet vrasësi i 12 personave në SHBA, ish-marins 28-vjeçar

Agresori që hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në një lokal muzike në Kalifoni….

Loading...

Agresori që hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në një lokal muzike në Kalifoni, duke lënë të vdekur 12 prej tyre, është identifikuar tashmë si David Long, 28-vjeçari ish-pjesëtare marine, sipas zyrës lokale të sherifëve.

“Kemi pasur disa herë probleme me Long përgjatë viteve, por kanë qenë ngjarje të vogla, një përplasje në trafik etj”, tha sherifi i kantonit Ventura, Geoff Dean, duke shtuar se kolegët e tij ishin thirrur në shtëpinë e tij për një grindje në prill të këtij viti.

Ai shtoi gjithashtu se agresori mund të ketë qenë duke vuajtur nga simptomat e PTSD-së, një sëmundje mendore e quajtur çrregullim post-traumatik stresi. I dyshuari u gjet i vdekur në vendngjarje, në qytetin Thousand Oaks, në veriperëndim të Los Angelesit. “Besojmë se ai ka qëlluar veten”, tha Dean.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com