Home / Lajme / Jovanoviq: Korrigjimi i kufijve me Kosovën kërcënon sigurinë në Ballkan

Jovanoviq: Korrigjimi i kufijve me Kosovën kërcënon sigurinë në Ballkan

Kryetari i Partisë më të madhe opozitare në Serbi, Cedomir Jovanoviç iu është bashkuar deklaratave për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ai e cilësoi Kosovën si “rast i veçantë”, ndërsa shtoi se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan nuk është përgjithësisht e mirë.

Loading...

“Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është i mirë. Kjo është një nga parimet e bazës së politikës së sigurisë. Kur i tërë rajoni ta ketë kuptuar se nuk ka asnjë çështje kombëtare që mund të zgjidhet pa pëlqimin e shteteve të tjera dhe popujve, atëherë ne mund të flasim për Ballkanin evropian”, tha Jovanoviç.

Mes të tjerash ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit, ndërsa shtoi se “dëshiron të qëndrojë larg këtyre deklaratave, duke shtuar se tani pjesa më e vështirë është që ta bindin popullin se po duan marrëveshje të paqes si një zgjidhje me Kosovën”.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

x

Check Also

Gjeloshaj: Institucionet malazeze të ndalin kishën ortodokse serbe në uzurpimin e pronave etnike shqiptare

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj u ...

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com