Home / Lajme / Juve prek çerekfinalen në Kupën e Italisë,kalon tej edhe Milan e Lacio

Juve prek çerekfinalen në Kupën e Italisë,kalon tej edhe Milan e Lacio

  

Juventus ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur 0-2 Bolognan në udhëtim.

Loading...

‘Zonja e Vjetër’ edhe pse startoi pa Cristiano Ronaldon dhe disa lojtarë tjerë të skuadrës së parë, nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren në ‘Renato Dall’Ara’.

Pas vetëm 9’-të minutave lojë, Bernardeschi shënoi golin e parë të ndeshjes, për 0-1.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 49’, i riu Kean shënoi për 0-2.

Në vazhdim të ndeshjes, Allegri bëri disa zëvendësime, duke e inkuadruar në lojë edhe Cristiano Ronaldon.

Kujtojmë se sot (e shtunë) kalimin në çerekfinale e ka arritur edhe Lazio me Milanin.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com