Home / ShowBiz / Këngëtarët që vargjet e këngëve ua dedikuan familjarëve të tyre

Këngëtarët që vargjet e këngëve ua dedikuan familjarëve të tyre

Këngëtarët tanë trajtojnë tema nga më të ndryshmet në këto projekte, shumë prej tyre për temë kanë dashurinë, shkruan lajmi.net.

Loading...

Por, krahas kësaj ata trajtojnë edhe tema aktuale që çdo ditë preokupojnë shoqërinë. Ndërsa, nuk kanë lënë anash as këngët qëata ia kanë kushtuar personave të tyre familjar.

Disa prej tyre i kanë kënduar nënës, disa të tjerë fëmijëve, e shumë raste të ngjashme, por që lidhen me anëtarët e familjeve të tyre.

Lajmi.net sjell disa prej këngëve në të cilat këngëtarët u kanë kushtuar këngë familjarëve të tyre.

Stresi

Reperi Stresi një javë më parë ka publikuar këngën me titull “Te du mom”, të cilës ia ka dedikuar nënës së tij. Po me këtë këngë, ai konkuron në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”. Reperi kishte bërë publike bisedën me nënë e tij, ku i tregonte se këtë këngë e kishte shkruar mes lotësh.

Morena Taraku

Morena Taraku dy vite më parë publikoi këngën me titull “Lule”, të cilën ia ka kushtuar nënës së ndjerë. Këtë këngë, këngëtarja e ka lansuar edhe me videoklip, ndërsa në shumë raste shkruan statuse për më të shtrenjtën e saj.

Zanfina Ismaili

Edhe Zanfina Ismaili në vitin 2016 i ka kënduar nënës së ndjerë në këngën me titull “M”. Përmes vargjeve të kësaj kënge, ajo me shumë emocione i ka kënduar Monës së ndjerë.

Bim Bimma

Në anën tjetër, reperi Bim Bimma në mënyrë të ngjashme i këndon babait të ndjerë. Vargjet prekëse të reperit gjenden në këngën “7 Prill”.

Tuna Sejdiu

Në vitin 2016, atëherë kur Tuna Sejdiu ishte në pritje të ëmbël, publikoi këngën me titull “Duam”. Përmes kësaj kënge  ajo u paraqit në festivalin “Kënga Magjike”. Këtë projekt, Tuna ia kishte dedikuar djalit të saj, Tianit.

Alban Skënderaj- Miriam Cani

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë prindër të një vajze. Vitin e kaluar, dy artistët i kanë bërë një dhuratë të veçantë Amelit të vogël. “Dhurata” titullohet kënga kushtuar vajzës, të cilës ia shoqëruan edhe një videoklip të veçantë.

Noizy

Noizy ka realizuar një numër të madh projektesh gjatë këtij viti,  por një më ndryshe prej të tjerëve ishte ai dedikuar nënës. “Mbretëresha ime”, mban titullin kënga e reperit, në vargjet e të cilës i këndon nënës së tij.

Shkurte Fejza

Edhe këngëtarja Shkurte Fejza gjatë muajit të kaluar publikoi këngën me titull “Nëna”, të cilën ia dedikon të shtrenjtës së saj dhe të gjitha nënave kudo që janë.

Motrat Mustafa

Në vitin 2012, një këngë tejet prekëse është publikuar nga Motrat Mustafa. Bëhet fjalë për projektin me titull “Shpirtit tim”, të cilin Safete Mustafa ia dedikoi bashkëshortit të ndjerë.

Arilena Ara

Këngëtarja Arilena Ara një projekt shumë të veçantë e solli në vitin 2016. Bëhet fjalë për këngën “Nëntori”, e cila ia hapi asaj dyert e suksesit edhe jashtë kufijve. Këtë këngë, Arilena ia ka dedikuar babait të saj të ndjerë.

Aurela Gaçe

“Nënë e imja nënë” thotë Aurela Gaçe në një këngë, të cilën e publikoi në vitin 2016. Vargjet e kësaj kënge, të kënduara me shumë emocion, këngëtarja ia ka kushtuar nënës.

Atëherë, nga gjithë projektet dhe artistët që u përmendën më sipër, shihet qartë se këngëtarët në vargjet e këngëve kanë shpalosur pak nga jeta e tyre private.

Disa prej këtyre këngëve u dedikohen personave më të dashur të tyre, që tashmë nuk janë në mesin tonë, e një numër i këngëve i kushtohen atyre që i falënderohen për çdo gjë çdo ditë të jetës.

Këto këngë, në brendësi kanë lotin apo gëzimin e secilit artist, të ndërlidhura me melodinë e këngës e shfaqin në mënyrën më të mirë mesazhin që ata dëshirojnë ta dërgojnë.

Në këngët që këngëtarët ia kanë dedikuar familjarëve të tyre, dominojnë ato që i janë kushtuar nënës. /Lajmi.net/

D.A

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com