Home / Sport / Këto janë fjalët e Todibo për transferimin tek Barcelona

Këto janë fjalët e Todibo për transferimin tek Barcelona

Mbrojtësi 19 vjeçar po konsiderohet si e ardhmja e mbrojtjes. Këtë epitet e ka fituar falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me Toulouse.

Francezi madje konsiderohet si “Varane i ri”, por ai ka zgjedhur të transferohet tek rivalët kryesorë të Varanes.

Loading...

Për këtë lëvizje në karrierën e tij, 19 vjeçari është shprehur jashtëzakonisht i lumtur.

“Mezi po pres që të mbrojë këto ngjyra” ka thënë Todibo për “Sport”, transmeton lajmi.net.

“Jam duke realizuar një ëndërr që kam pasur që kur isha i vogël. Gjithmonë e kam dashur Barcën” ka thënë lojtari.

Ende nuk dihet nëse Todibo do të qëndrojë tek skuadra e Barcës apo do të dërgohet diku në formë huazimi. /Lajmi.net/

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com