Home / Lajme / KOCIAS: Të isha në Qeverinë greke, do t’ia tërhiqja veshin Zaevit

KOCIAS: Të isha në Qeverinë greke, do t’ia tërhiqja veshin Zaevit

Në reagimet e shumta në opinionin grek pas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, u paraqit edhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocias, i cili në intervistë për televizionin grek Antena tregoi se çka do të bënte nëse ende ishte anëtar i Qeverisë greke.

Loading...

“Do t’ja tërhiqja veshin në të gjitha mënyrat, edhe nga NATO-ja, nga Bashkimi Evropian dhe nga Nimici. Nimic u aktivizua dhe mirë bëri dhe e përkujtoi se shkel dy pika nga Marrëveshja e përkohshme dhe nga Marrëveshja e Prespës”, tha Kocias, duke iu përgjigjur pyetjes se çka do të bënte nëse ishte ende ministër, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Ai shtoi se dy punë janë të rëndësishme në Marrëveshjen nga Prespa dhe e lexoi nenin nga marrëveshja se asnjë nga vendet nuk do të përzihet në punët e brendshme të palës tjetër.

“Për atë se cila gjuhë do të mësohet në Greqi është kompetenca e jonë. Nuk është puna e tyre”, tha Kocias dhe shtoi se e dyta është të ndryshohet neni 49 në Kushtetutën e Maqedonisë.

Ish shefi i diplomacisë greke në pjesën tjetër të intervistës tha se në deklaratat e Zaevit, ai nuk ka gjetur diçka që ka lidhje me minoritetin maqedonas, por ka konstatuar se në raport me gjuhën ka shkelje të dy paragrafave.

Duke e komentuar qëndrimin e liderit të Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, se Zaevi me deklaratën e ka hapur Kutinë e Pandorës, Kocias tha se opozita nuk duhet të udhëhiqet sipas interpretimeve të dhëna nga Shkupi.

“Ekziston marrëveshje ndërkombëtare që ende nuk u ratifikua. Që do të thotë nuk ekziston. Gjendemi në proces të ratifikimit. Nuk është mirë opozita t’i pranojë interrpetimet që i jep dikush ose disa në Shkup, pasi beteja është që të bësh marrëveshje, por edhe ta interpretosh”, tha ish shefi i diplomacisë greke, transmeton MIA.

Koxias në intervistë për TV Antena ka shprehur bindje se Marrëveshje nga Prespa do të kalojë në Parlamentin grek, ndërsa për qëndrimet e partnerit të koalicionit, theksoi se nuk ka thënë se do ta rrëzojë qeverinë, “pasi e din se nuk mundet” dhe shtoi se sipas tij, Kamenos është “i fundit që do të donte të ketë zgjedhje, pasi ndoshta nuk do të zgjedhet sërish”.

Lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë nga Greqia, Koxias tha se është ftuar nga ministri grek dhe bashkëpunëtorët e tij dhe iu kumtua vendimi për dëbim.

AlbPortali:
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga ©AlbPortali.Com

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com